Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz i pjekur në furrë me perime dhe djathë / Këmbëkuqi i Qeparoit / Kunguj të mbushur me mish në tenxhere me salcë.
Gjarpërinjtë në disa zona të Shqipërisë kanë filluar të shfaqen më shpesh, dhe kjo ka ngritur shqetësime te shumë qytetarë. Po, a duhet të kemi panik? Cilat janë masat e sigurisë që duhet të marrim? I ftuar në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri i mjedisit, biologu Mirjan Topi, ndan njohuritë e tij mbi gjarpërinjtë dhe shpjegon se pse shfaqja e tyre është një fenomen natyror dhe si mund të mbrohemi pa rrezikuar veten dhe ekosistemin. Diskutojmë mbi shkaqet e shfaqjes së gjarpërinjve në zona të caktuara; informacione të rëndësishme mbi llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri; si të dallojmë gjarpërinjtë e rrezikshëm dhe ata jo të rrezikshëm si dhe masat e sigurisë dhe këshilla për të shmangur aksidentet. Për të kuptuar më mirë se si të reagoni në raste të takimit me gjarpërinj, është shumë e rëndësishme të jeni të informuar dhe të veproni me qetësi!
Sekretet e një make up-i që mbijeton gjithë ditën! Si të bëjmë grim të përditshëm natyral për në punë, sidomos tani në ditët e nxehta të verës? Së bashku me Lorela Kuka zbulojmë gjithçka që duhet të dimë për një grim të lehtë dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës, duke i përshtatur edhe kushteve të ngrohta të verës. Japim këshilla të vlefshme për të gjitha moshat: Si të krijojmë një look natyral dhe të freskët dhe gabimet më të shpeshta që duhet të shmangim gjatë grimit.
Pastrimi i furçave dhe sfungjerëve të grimit: Pse është kaq i rëndësishëm dhe si ta bëjmë si profesionistë? Në rubrikën “Bëje vetë” Niki dhe Stela do të na tregojnë se përse pastrimi i furçave dhe sfungjerëve është esencial për lëkurën tonë dhe për arritjen e një grimi perfekt çdo herë! Si të pastrojmë në mënyrë natyrale furçat dhe sfungjerët e grimit pa i dëmtuar ato si dhe gabimet që duhet të shmangen gjatë pastrimit.





















