Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Paçe koke / Bukëvale tradicionale / Paluze me arra e pjekur në furrë.
Në qoftë se keni dëgjuar se vajzat e mira kanë qejf djemtë e këqinj dhe shfaqin interes për ta, apo se të kundërtat tërhiqen, ky është momenti t’a rimendoni…Sipas një studimi të fundit që ka marrë në analizë më shumë se 130 tipare dhe personalitete në miliona çifte, thekson se shprehja nuk është aspak e vërtetë “Gjetjet tona tregojnë se edhe zogjtë me pendë të ngjashme kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku,” tha autorja Tanya Horwitz, nga Universiteti i Kolorados. Ekipi i studimit kombinoi të dhënat e 200 studimeve të mëparshme që datojnë nga viti 1903 me analizat e tyre aktuale, ata ekzaminuan dhjetëra tipare në çifte, duke përfshirë prindërit, ata që ishin të martuar, çiftet e fejuara dhe partnerët që jetonin së bashku. Në të dyja analizat ata zbuluan tipare si qëndrimet politike dhe fetare, niveli i edukimit dhe inteligjenca ishin shumë të ngjashme mes çifteve. Po sipas studimit, kishte gjithashtu lidhje midis gjatësisë, peshës, zakoneve dhe tipareve të personalitetit midis partnerëve. Pra duket se tashmë ‘të kundërtat tërhiqen’ është një mit… Sa më të ngjashëm partnerët aq më jetëgjatë është një lidhje? Po diferenca ideale e moshës në një çift cila është? Diskutojmë me panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Olsi Abazi, Tea Dupi dhe Ilir Beqiri.