Zonja Albana solli receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca me gjizë në shtrat salce / Supë pule me perime / Sufle e ëmbël me vezë / Perime të konservuara
Sot, një nga problemet më shqetësuese për shëndetin është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave dhe metaleve të rënda, të cilat hyjnë në organizëm në mënyrë të padukshme përmes ushqimit, ujit, ajrit apo produkteve të përditshme që përdorim. Me kalimin e kohës, grumbullimi i tyre në trup mund të ndikojë në funksionimin normal të organizmit dhe të bëhet shkaktar i shumë problematikave shëndetësore, si lodhja kronike, dobësimi i imunitetit, problemet me mëlçinë, sistemin nervor apo çrregullime të tjera. Por cilat janë shkaqet kryesore të toksifikimit? Cilat janë shenjat që na tregojnë se organizmi është i ngarkuar me toksina dhe metale të rënda? Dhe mbi të gjitha, si mund ta ndihmojmë trupin të pastrohet në mënyrë natyrale përmes bimëve mjekësore dhe kombinimeve të duhura bimore? Për të folur më shumë mbi këtë temë, diskutojmë në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe si të realizojmë disa çajra detoks.




















