Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me bamje në furrë / Fërgesë me speca, hudhra të njoma dhe suxhuk / Kulaç me kos.
Pak ditë më parë, në rrjetet e tij sociale Eksperti Autoteknik i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha shkruante “Sot shpëtova nga një aksident kur po kaloja tek vijat e bardha, i bëra shenjë me dorë drejtuesit të automjetit, por ai nuk ndaloi, vrapova dhe u hodha në trotuar. Shoferi frenoi fort gomat e tij dhe pjesa e parë e automjetit ndaloi në vijat e bardha. Pasi komunikova me drejtuesin e automjetit dhe i thashë se më rrezikove jetën, ai më tha" A'TË PREKAAA?" Duke marrë shkas nga kjo situatë, por jo vetëm, flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin Hoxha në lidhje me disa nga problematikat në vend lidhur me vijat e bardha dhe semaforët, burime për aksidente rrugore.
Sylejman Kllokoqi, kameramani i shtatë luftrave rrëfen përjetimet e filmimeve të pamjeve makabre të vrasjeve dhe traumave që çuditën botën… Në Shqipëri profili i gazetarit dhe kameramanit të luftës është një fushë shumë pak e praktikuar për të mos thënë e rrallë. Kjo për faktin se është shumë e kushtueshme, por dhe e rrezikshme. Nëse do të bëjmë një kronologji të raportimeve në luftë, padyshim që operatori i Associated Press, Sylejman Kllokoqi nga Kosova, mban flamurin e parë. Me mbi 25 vite në AP, ai ka marrë pjesë në 7 luftra në mbarë botën. Falë xhirimeve të tij në Reçak, perëndimi kuptoi se aty po bëhej një masakër e vërtetë, e më pas në Kosovë ndërhyri NATO. Roli i gazetarëve dhe operatorëve në këto zona konflikti është vendimtar, pasi falë tyre bota sheh "mëkatin" që fshihet pas perdes, duke vënë në rrezik dhe jetën për të na informuar.