Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me thjerrëza dhe proshutë / Byrek me koçkulla / Melomakarona, biskota festive me sherbet.
Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak ditë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë. Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezën festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja përgatit dhe një verë super të shëndetshme plot antioksidantë.
Gjatë ditëve të festave shumë njerëz bëhen pjesë e helmimeve nga ushqimi që konsumojnë në këto ditë. Përzërja e pijeve alkoolike dhe joalkoolike apo konsumimi i mishit të ndenjur, përzierja e ushqimeve të ndryshme janë disa prej gabimeve që njerëzit bëjnë, të cilat na shkaktojnë helmime. Merja jep disa këshilla tepër efikase dhe tregon si të përgatisim një pije rigjallëruese në rast helmimi nga ushqimi.