Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’ 26 Dhjetor 2025 – Receta/ Serenatisti, fenomen i rrjeteve sociale / ‘Bëje vetë’, Maskë natyrale para make up-it

26 Dhjetor, 15:33 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 15:33

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite e hapur me kimà / Burani me spinaq dhe vezë / Sallatë me panxhar, shegë dhe lakër të kuqe.

Ka njerëz që ikin larg, por nuk largohen kurrë nga rrënjët. Thani Naqo jeton prej më shumë se një çerek shekulli në Florida, por shpirti i tij mbetet ende te dritaret e Ziçishtit, aty ku kitarat flasin më shumë se fjalët dhe ku serenata nuk është thjesht këngë, por poezi e jetuar. Ekonomist me profesion, skenarist me formim, poet nga natyra dhe serenatist nga zemra, Thani Naqo ka zgjedhur të komunikojë çdo ditë me njerëzit përmes kitarës, fjalës dhe dashurisë. Në dritaret e tij virtuale në Facebook, që janë kthyer në një ritual të përditshëm për mijëra ndjekës, ai këndon serenata të cilat i krijon vetë, flet për letërsinë dhe na kujton se bukuria nuk ka nevojë për zhurmë, mjafton një kitarë dhe një shpirt i hapur. Thani Naqo ka gjetur një mënyrë shumë njerëzore për të komunikuar çdo ditë me publikun: kitarë në dorë, fjalë të buta dhe këngë pozitive.

Jemi në prag festash dhe të gjithë duam që lëkura jonë të duket sa më e freskët, e butë dhe me shkëlqim natyral. Para se të aplikojmë grimin, një maskë e thjeshtë pre–make up e përgatitur në shtëpi mund të bëjë mrekulli. Me vetëm tre përbërës që i kemi pothuajse gjithmonë në kuzhinë: niseshte, mjaltë dhe kos - mund të ndihmojmë lëkurën të duket më e lëmuar, më uniforme dhe gati për një grim perfekt. Stela Nikolla në “Bëje vetë” na tregon sesi t’a përgatisim këtë maskë hap pas hapi. 

MC/Shqiptarja.com