Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Nëntor 2024 – Receta/ Çrregullimet e gjumit & Hiperaktiviteti te fëmijët/ Palltot trend të sezonit

26 Nëntor, 16:26

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sheqerpare tradicionale / Bullgur me mish qingji / Supë me brokoli dhe pana.

Mjekja Pasionare Rino, 53 vite karrierë në neuropediatri rrëfen sfidat e profesionit në studion e "Rreze Dielli". Gjithashtu me neuropediatren e njohur ndalemi dhe në disa nga problematikat më të mëdha të fëmijëve sot. Diskutojmë mbi çrregullimet e gjumit tek fëmijët, cilat janë shkaqet dhe çfarë këshillon për prindërit dhe fëmijët ekspertja e fushës. Një tjëtër shqetësim është dhe hiperaktiviteti tek fëmijët, si dallohet dhe çfarë duhet të dinë prindërit. Po mungesa e përqëndrimit tek fëmijët, pse ndodh dhe si ta trajtojmë? Prof. As.Dr. Pasionare Rino na jep këshilla shumë efikase që çdo prind duhet t'i ketë në vëmendje.

Pavarësisht kapriçove të kohës, nuk shpëtojmë nga i ftohti i dhjetorit prandaj me siguri keni filluar të mendoni për pallton e re. Siç mund ta keni dëgjuar, gjatë dimrit nuk ka rëndësi çfarë vishni brenda palltos/xhaketës, nëse këto të fundit janë mjaftueshëm interesante. Nëse keni 100 modele në mendje, por nuk zgjidhni dot cilën, njihuni me trendet më të reja, të cilat i diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me stilisten Griselda Rexhaj. Ky vit sjell një sërë modelesh që jo vetëm janë të rehatshme e të ngrohta, por edhe shumë stil. Mund të jenë oversized, me lidhje ose jo, të gjata apo të shkurtra, ja tendencat dhe ngjyrat e këtij dimri! Një tjetër veshje e pandarë në këto ditë të ftohta janë dhe trikot e hapura, një element kyç i modës së dimrit, të përshtatshme për çdo stil dhe moshë. Pavarësisht se si e preferoni, trikoja e hapur ka diçka për çdo grua, dhe mund të përdoret për të krijuar një gamë të gjerë look-esh, nga ato më të thjeshtat deri te ato më të sofistikuarat. Për çdo moshë, ekziston një mënyrë për të veshur këtë veshje duke ofruar ngrohtësi dhe elegancë.