Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë peshku me patate dhe domate / Petulla me gjizë / Qofte me gjizë dhe ton / Tavë me speca dhe oriz.
Rrëfehet në studion e “Rreze Dielli” biznesmeni Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës komenton problemet e kohëve të fundit me këngëtaren dhe deklaratën e bërë virale për dhurimin e vlerës prej 100 mijë euro Luiz Ejllit pas daljes nga BBV… Pas lajmit të martesës së tij me këngëtaren Fjolla Morina në Maldive, emri i Fisnik Sylës, sipërmarrësit nga Gjilani që jeton në Belgjikë, nisi të përmendej shpesh e më shpesh. Shumë zhurmë mediatike bëri së pari martesa luksoze, në një vend përrallor, më pas po aq shumë zhurmë bëri dhe ndarja e tyre, e cila u pasua madje me një “luftë dekraratash” mes tij dhe Fjollës. Një tjetër deklaratë që bëri bujë në media ishte dhe ajo për Big Brother Vip. Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më shumë mundësi për të fituar çmimin e madh, nisur nga popullariteti dhe fansa të shumtë që ai ka. Por, në rast se nuk ndodh një gjë e tillë dhe artisti shkodran nuk shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro. Pikërisht ai, Fisnik Syla, u betua në një postim në instagram, se në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do t’i dhurojë 100 mijë euro.
Big Brother drejt fundit! Kush i fut 100 mijë euro në xhep? A janë të vërteta ofertat marramendëse nga fansat dhe bizneset për Luiz Ejllin, çfarë mendojnë të ftuarit për raportin e tij me Kiarën? Kush do të jenë 4 finalistët e këtij edicioni… Teksa po afrohet data e përfundimit të Big Brother VIP Albania tashmë kanë nisur edhe të përfliten finalistët e mundshëm dhe fituesit. Çfarë mendojnë të ftuarit e “Rreze Dielli”, kush sipas tyre e meriton finalen. Flasim me nutricionisten Diola Dosti, ish- banore e këtij edicioni, Meridian Ramcaj, një nga pjesëmarrësit e edicionit të kaluar BBVA dhe sipërmarrësi Gazmend Ujkashi, një fans i zjarrtë i ….