Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Shkurt 2026 – Receta / Historike: Kreshma dhe Ramazani bashkë pas 163 vitesh

26 Shkurt, 16:03 | Përditesimi: 26 Shkurt, 16:03

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petka me pulë, domate dhe djathë të bardhë / Supë kremoze me kërpudha.

Pas 163 vitesh, dy nga periudhat më të rëndësishme të kalendarit fetar: Ramazani për besimtarët myslimanë dhe Kreshma për besimtarët e krishterë, nisin në të njëjtën kohë, duke sjellë një moment të rrallë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror. Ky përkim i veçantë nuk është vetëm një rastësi kalendarike, por një ftesë për të ndarë mesazhe që tejkalojnë kufijtë fetarë: përkushtimin, sakrificën, faljen dhe dashurinë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Ramazani dhe Kreshma janë muaj agjërimi, vetëpërmbajtjeje dhe thellimi në raportin personal me Zotin. Përmes agjërimit, lutjes dhe veprave të mira, mijëra besimtarë në mbarë botën përjetojnë momente të forta shpirtërore, duke kërkuar pastrim të brendshëm dhe ripërtëritje të besimit. Është një kohë kur njeriu ndalet, reflekton dhe rikthehet tek thelbi: mirënjohja, përulësia dhe solidariteti. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" do të flasim për domethënien e kësaj periudhe të shenjtë, për ritualet që praktikohen dhe për mesazhet që ato përcjellin në jetën e përditshme. Do të ndajmë emocione dhe këndvështrime mbi mënyrën se si agjërimi na afron më shumë me Zotin dhe me njëri-tjetrin, së bashku me të ftuarat: Gjystina Golloshi, Pastore dhe avokate; Migena Kurushi, besimtare myslimane dhe terapiste zhvillimi; si dhe Prena Frroku, besimtare katolike.

MC/Shqiptarja.com