Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz me presh dhe sallam special / Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate / Tarator me rrepka dhe kos.
Në një botë që ndryshon çdo ditë, me trende dhe teknologji të avancuar, ajo që ka vazhduar të jetë e njejtë, fatkeqësisht, është mënyra e të menduarit e njerëzve. Shpesh, shoqëria i neglizhon fëmijët dhe specifikisht ata me aftësi të kufizuar. Për shkak të kësaj, shumicën e kohës ata marrin reagime negative në shoqërinë ku jetojnë, kësisoj këta fëmijë nuk janë në gjendje të zhvillojnë qëndrime pozitive ndaj botës së jashtme. Çdo fëmije ka të drejtë, që të ketë mundësi të barabarta dhe të njejta me të tjerët. Në studion e "Rreze Dielli" me Matilda Zizolli, Drejtore e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës dhe Mirela Balla, prind i një fëmije me autizëm, flasim për sfidat dhe pengesat e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, shpenzimet për shërbime sociale dhe shëndetësore dhe përballja me diskriminimin. Çfarë duhet bërë më shumë nga institucionet? Mirela Balla teksa i dridhet zëri, rrëfen sesi e kuptoi që djali i saj vuante nga autizmi, një kalvar i gjatë vizitash, mundimesh dhe vështirësish. “Lashë punën, shita shtëpinë dhe erdha në Tiranë, peng kam që e kuptova me vonesë. Më mundon fakti që shumë herë nuk e kuptoj se çfarë djali im dëshiron” - thotë Mirela. Sot Soirdio ka filluar të integrohet me shoqërinë, madje është një 17-vjeçar i talentuar që studion në Liceun Artistik për kitarë, por për familjen e tij frika më e madhe është se çdo të bëhet me të, kur ata të mos jenë më.
Jon Tarifa na tregon jetën e re në Bali me bashkëshorten indoneziane dhe dy fëmijët, gatime tradicionale, jeta si aventurë dhe dashuria për natyrën... Në një lidhje skype nga Bali në emisionin “Rreze Dielli”, kantautori Jon Tarifa na prezanton me familjen e tij, e cila sapo është zgjeruar me ardhjen në jetë të vajzës së dytë, Elea. Mes lajmit të bukur dhe emocionit të babait më të ri, Joni ndan me shikuesit shqiptar dhe një recetë gatimi tradicionale nga Bali. Cila është menuja e ditës në familjen shqiptaro - indoneziane të Jon Tarifës.