Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Tetor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Fryrja, mbajtja e lëngjeve në organizëm

26 Tetor, 15:28 | Përditesimi: 26 Tetor, 15:28

Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor tradicional pa petë / Oriz me presh me limon.

Si do të mbyllet muaji tetor për ju? A ju presin mundësi të reja në dashuri, ndryshime në karrierë, surpriza financiare apo vendime të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj? Java e fundit e tetorit sjell pikëpyetje, pritshmëri dhe dëshirën për të ditur se çfarë kanë rezervuar yjet për secilin prej nesh. Nga Dashi te Peshqit, zbulojmë panoramën astrologjike për të 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te dashuria, puna, financat dhe zhvillimet më të rëndësishme të javës. Çfarë duhet të keni parasysh, ku ju buzëqesh fati dhe cilat mundësi nuk duhet t’i lini t’ju ikin? Astrologia Denisa Shyle, na sjell në "Rreze Dielli" parashikimin për javën e fundit të tetorit. Zbuloni çfarë mund të rezervojë kjo javë për shenjën tuaj!

A ju ndodh të zgjoheni në mëngjes me fytyrë të fryrë, bark të fryrë, të ndieni këmbët të rënduara apo të shihni se pesha juaj ndryshon nga dita në ditë? Shpesh, pas këtyre shqetësimeve fshihet mbajtja e lëngjeve në trup, por si ta kuptojmë nëse bëhet fjalë për fryrje, grumbullim të lëngjeve apo shtim në peshë nga yndyra? Dhe a mund të na vijnë në ndihmë bimët mjekësore për të lehtësuar këtë gjendje në mënyrë natyrale? Për këto dhe shumë të tjera flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na shpjegojë pse ndodhin fryrjet, cilat janë shkaqet më të zakonshme dhe çfarë duhet të dimë përpara se të përdorim bimët që ndihmojnë organizmin të çlirohet nga lëngjet e tepërta.

MC/Shqiptarja.com