Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tartë me perime / Sallatë pikante me patëllxhanë / Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë.
"Duar të Lashta", tradita e poçerisë e trashëguar brez pas brezi mbledh artizanët në një aktivitet promovues dhe argëtues në Farkë. Babë e bir, Fiqir dhe Erlind Fusha flasin në studion e "Rreze Dielli" për këtë pasion të trashëguar nga stërgjyshërit. "Tradita e poçerisë në familjen tonë daton rreth 6 shekuj më parë. Poçeria është një traditë që ka qenë ekzistente për më shumë se 1 mijë vjet në Farkë. Të parët e mij e kanë trashëguar brez pas brezi duke e ruajtur me shumë fanatizëm këtë zeje kaq të veçantë. Unë e kam mësuar nga babai, babai nga gjyshi dhe kështu me rradhë" shprehet Erlindi. Qëllimi i projektit “Duar të Lashta” është të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore të Farkës, me theks të veçantë në prodhimin e enëve prej balte dhe traditat artizanale që lidhen me këtë zanat. Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së kulturës lokale dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës përmes turizmit dhe aktiviteteve artistike.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Rreze Dielli’, Doktor Kristo Papa, në një lidhje direkte nga Londra. Gjatë takimit të Kryeministrit Rama në Londër me shqiptarët e diasporës, mjeku Papa deklaroi se ishte i gatshëm të kthehej në Shqipëri dhe të linte gjithçka, përfshirë dhe karrierën e tij si mjek, për të dhënë kontributin e tij në politikën shqiptare. Deklarata e tij se është i gatshëm të lërë Londrën dhe karrierën e tij brilante si mjek, për të kontribuar në politikë ka shkaktuar reagime në rrjet. Po cila është arsyeja e kësaj deklarate dhe si reagon mjeku Papa nga komentet e njerëzve? Doktor Papa shpjegon për ‘Rreze Dielli’, përse është shprehur kështu dhe si mundet një mjek i shkëlqyer në karrierë të lë çdo gjë për t’i hyrë politikës shqiptare.