Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Tetor 2026, Receta/ Zgjedhja e mishit, sekretet e kasapëve/ Maskë japoneze për fytyrën

27 Tetor, 15:18 | Përditesimi: 27 Tetor, 15:18

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule të mbushura / Supë me hithra / Petulla me brumë të thartuar.

Mishi është një nga produktet që zë një vend të rëndësishëm në tryezat tona, por kur shkojmë te kasapi, shpesh zgjedhim me sy, me çmim ose thjesht sipas zakonit. A e dallojmë vërtet mishin e freskët? A e dimë se cila pjesë është më e përshtatshme për tavë, për qofte apo për një supë të mirë? Pse disa pjesë të mishit kushtojnë më shumë se të tjerat? Dhe çfarë duhet të dimë para se të kërkojmë gjysmë kilogrami mish të grirë? Po fileton e pulës dimë ta zgjedhim, po kockat pse kanë çmime të ndryshme dhe cilat na bëjnë më.tepër punë? Me kameran e “Rreze Dielli” kemi ardhur te një dyqan mishi në kryeqytet, “Mish Berati”, për të zbuluar disa sekrete të zanatit dhe për të marrë këshilla që mund t'i përdorim që në blerjen e radhës.

Në rubrikën "Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë se për një lëkurë të bukur dhe plot shkëlqim, ndonjëherë nuk na duhet të kërkojmë shumë larg! Sot ato sjellin një maskë të thjeshtë që mund t’a përgatisim në kushtet e shtëpisë, me përbërës që i kemi lehtësisht në kuzhinë. Një prej maskave më të mira japoneze me bazë sodën e bukës, një maskë që premton një lëkurë të hidratuar, të lëmuar dhe me shkëlqim. Por jo vetëm përbërësit kanë rëndësi, shumë rëndësi ka edhe mënyra se si e aplikojmë maskën. Niki dhe Stela tregojnë në “Rreze Dielli” hap pas hapi si të realizojmë një nga maskat më efikase për fytyrën dhe si duhet aplikuar.

MC/Shqiptarja.com