Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krahë pule në furrë / Perime të stufuara në tigan / Trung çokollate me biskota dhe fruta.
Infeksionet urinare janë ndër problemet më të shpeshta që prekin si gratë ashtu edhe burrat, duke shkaktuar shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës. Pse ndodhin këto infeksione, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund të ndihmojnë bimët medicinale në parandalimin dhe lehtësimin e tyre? Në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve medicinale Ylli Merja, do të flasim për shkaqet, simptomat dhe trajtimet bimore që përdoren tradicionalisht, si edhe do të përgatisim një çaj bimor që përdoret për mbështetjen e shëndetit të traktit urinar.




















