Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Nëntor 2024 – Receta/ Flamuri kuq e zi, tradita qindravjeçare artizane/ Performanca patriotike nga Ansambli Folklorik ‘Çipini’

28 Nëntor, 15:10

Në kuadër të Ditës së Flamurit, Rreze Dielli nisi ndryshe sot, me një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’. Më pas zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije: Shëndetlie tradicionale me arra / Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji / Çorbë me hithra të njoma.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Evis Kazazi, tregoi punën dhe pasionin e familjes së artizanëve Kazazi në punimin artizanal të kostumeve pupullore që janë ruajtur dhe punuar ndër breza në Shqipëri. Në studio Evisi ka sjellë dhe një flamur mbi 100 vjeçar, të trashëguar nga familja, si dhe një flamur që e ka punuar vetë së fundmi me 300 petale lulesh, enkas për festat e Nëntorit. Prej vitesh babai i Evisit, ka dhënë kontributin e tij si qëndistar e kostumograf i etnografisë tonë. Familja Kazazi është e njohur në prodhimin e flamujve shqiptar ndër vite, ku Evisi me krenari nuk lë pa përmendur dhe faktin se dhe flamuri i filmit “Nëntori i Dytë” është punuar në familjen e saj.

Me ftesë të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, Ansambli Folklorik Çipini nga Vlora, të cilët performuan këngë patriotike, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Ky ansambël për 25 vite rresht ka interpretuar me nivel të lartë artistik dhe shpirtit atdhetar, vlerat më të mira të trevës së labërisë, në aktivitete me performancë folklorike brenda dhe jashtë vendit. Grupi nuk ka pak që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku performoi për shoqatën patriotike “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, falë dhe mbështetjes së patriotit Eduart Zeneli. Ata performuan në studion e “Rreze Dielli” këngë patriotike që na kujtuan ditën e Pavarësisë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Në fund grupi performoi dhe një këngë për stafin e “Rreze Dielli”.