Në Ditën e Flamurit, Rreze Dielli nisi ndryshe, me një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’. Më pas zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije: Byrek me mish pule dhe oriz / Kunguj me kos dhe hudhra / Llokume trëndafili me arra.
Në kuadër të festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në studion e "Rreze Dielli" koleksionistët Julian Demeti dhe Eros Hoxha, ndajnë me publikun disa prej objekteve më të veçanta e më të rralla nga koleksionet e tyre personale. Nga flamuj të vjetër që pasqyrojnë zhvillimin e simbolit tonë kombëtar, tek kartëmonedhat historike dhe dokumente të rëndësishme që lidhen me periudhën e shpalljes së pavarësisë, këto materiale na sjellin më afër momenteve themeluese të historisë sonë. Përmes këtyre objekteve, të ftuarit na ofrojnë një udhëtim të shkurtër, por domethënës në kujtesën kombëtare, duke na kujtuar rëndësinë e 28 Nëntorit 1912 dhe përpjekjet e paraardhësve tanë për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.





















