Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me finok dhe djathë gorgonzola / Simite, gjevrekët turk shoqëruar me sallam turist dhe speca në shishqebap.
Çfarë na tregojnë ëndrrat? A janë ato paralajmëruese të një situate? Me studiuesen e shkencave të okultit Pranvera Xhafa flasim për kuptimin, shpjegimin dhe interpretimin e ëndrrave… Ëndrrat janë pjesë e veçantë e jetës tonë, pothuajse çdo natë ne shohim nga një ëndërr. Shumicën e ëndrrave i harrojmë brenda 10 minutave dhe nuk na kujtohen më. Sa më shumë që i kushtojmë vëmendje ëndrrave aq më shumë i mbajmë mend ato. Andaj është shumë e rëndësishme që të dimë kuptimin e tyre. Poetët dhe filozofët i kanë interpretuar ato si fantazi romantike ose si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Ëndrra mund të shkaktojë përvoja dhe ndijime të ndryshme të fuqishme, si kënaqësi, pikëllim, frikë, apo makthe. Po çfarë na tregojnë vërtetë ëndrrat? Çfarë tregojnë ëndrrat e përsëritura, kush kanë më kuptim ëndrrat e darkës, mëngjesit apo drekës? Cilat ëndrra mund të quhen sinjalizuese? Cilat janë disa nga simbolet që nuk duhen injoruar