Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Biskota festive me reçel / Role e mbushur me mish të grirë / Patëllxhanë të mbushur me mish pule.
Një jetë mbi piano. Robert Radoja në një bisedë për jetën artistike dhe private, marrëdhënia me dy djemtë e tij dhe modestia "madhështore" e artistit klasik! Ikona e muzikës shqiptare, Robert Radoja këtë vit mbushi 85 vjeç. Dikur Pallati i Pionerëve identifikohej me emrin e tij, aty ku gjithë fëmijët e talentuar edukoheshin për artin dhe ku u zbuluan artistët më të mëdhenj, në sajë të një njeriu të madh me dashuri të pakushtëzuar për muzikën. Robert Radoja ia ka dedikuar gjithë jetën kulturës, duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Shqipërisë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, profesor Radoja “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të pafundëm në muzikën që ka rritur breza të tërë, u emocionua përmes videomesazheve nga nxënëset e tij por jo vetëm, sot artiste të mëdha si Inva Mula, Justina Aliaj, Irma Libohova e Vikena Kamenica.