Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2025 – Receta/ Mungesa e Hekurit në organizëm / ‘Bëje vetë’ Truke pastrimi, lavatriçja & divanet

29 Janar, 15:36

Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Hallvë me arra si dhe një çaj për pagjumësinë. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Edlira Naço, përgatiti në kuzhinën e “Rreze Dielli” dy receta të traditës njësoj siç i përgatiste nëna e saj, Byrek me gjizë e vezë dhe Fërgesë me speca e gjizë.

Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për një nga elementët më të rëndësishëm dhe jetik të organizmit dhe shëndetit, hekurin. Rreth 30 përqind e popullsisë në botë vuan nga mungesa e hekurit, pse, cilat janë shkaqet dhe arsyet e mungesës së hekurit në organizëm? Cilat janë pasojat e kësaj mungese dhe çfarë duhet bërë për t'a rritur në mënyrë natyrale? Cilat janë shenjat dhe simptomat e fshehura që tregojnë se mund të kemi mungesë hekuri? Cila është lidhja midis hekurit dhe funksionit të trurit, problemeve të zemrës, apo sistemit imunitar? Cilat ushime apo bimë kanë përmbajtje të larta të hekurit? Si të maksimalizojmë përthithjen e hekurit përmes kombinimeve të zgjuara të ushqimeve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrin në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon dhe mënyrat natyrale për ngritjen e nivelit të hekurit pa suplemente.

Të dish sesi të pastrosh lavatriçen mund të duket e panevojshme, por edhe nëse përdorni detergjentin më të mirë ose produkte tërësisht natyrale, ato kanë nevojë për pastrim të thellë herë pas here. Në fakt pastrimi i herë pas hershëm mund të ndihmojnë duke zgjatur jetëgjatësinë e lavatriçes tuaj dhe njëkohësisht të pastrojë më së miri rrobat tuaja. Për fat të mirë, ekzistojnë disa përbërës të zakonshëm shtëpiakë që mund t’ju vijnë në ndihmë. Niki dhe Stela në "Bëje vetë" na tregojnë disa metoda të thjeshta sesi të pastrojmë lavatriçen në mënyrën e duhur duke larguar të gjitha aromat e pakëndshme.

Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur. Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme dhe jo shumë praktike në përditshërinë tonë. Ndaj në rubrikën “Bëje vetë” për të gjitha zonjat dhe amvisat sugjeruam një truk të thjeshtë pastrimi për divanët dhe kolltuqet e shtëpisë. Ja sa thjesht mund t'i pastroni divanët tuaj me vetëm një produkt që të gjithë e keni në shtëpi!