Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Torta Pasqualina -Petë sfoljat me spinaq, gjizë dhe vezë / Buka e Pashkëve / Dollma me lakër dhe oriz.
Çfarë ndodh nga 1 prilli me pensionet? Si përllogaritet indeksimi i rritjes së pensionit të pleqërisë, sa do të rritet ai? Cilat kategori do të përfitojnë rritje të pensionit? Si do ta marrin pensionistët pagesën në bankë, si do të hapen llogaritë e tyre? A do ketë më pensione me postë apo në sportele? Kur do të nisë, në cilën periudhë depozitimi i pensioneve në llogaritë bankare? Mes pensionistëve flitet për një bonus prej 5.000 lekësh, a do të ketë vërtetë një bonus…? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve do t’i marrim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha e cila përmes një numri telefoni do t’i përgjigjet dhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve në lidhje me pensionet.
Grasela Spahiu, Dea Malia, Dea Llojdiaj dhe Alfjo Tasho, studentë të informatikës tregojnë në studion e “Rreze Dielli” arsyet pse kanë zgjedhur degën e informatikës. Si e mendojnë të ardhmen në tregun e punës dhe ndikimin që inteligjenca artificiale do të ketë në të ardhmen në profesionin e tyre, por jo vetëm…
Muaji Mars tradicionalisht është cilësuar si muaji i frankofonisë në të gjitha vendet dashamirëse dhe vlerësuese ndaj kulturës franceze. Me rastin e pranverës frankofone, duke nisur nga 20 marsi, të shumta kanë qenë eventet kulturore dhe në vendin tonë…Një i tillë u bë këtë fundjavë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Kryeqytet, ku u organizua një koncert i vogël artistik me këngë, poezi, aktrime apo shfaqje teatrale në gjuhën frënge. Eventi u organizua nën drejtimin e mësueseve të frengjishtes Urani Xheli dhe Luljeta Demushi, të cilat nuk mund të mos t’a shfaqnin entuziasmin, veçanërisht mësuese Urania që del në pension, pikërisht ky ishte aktiviteti i saj i fundit me nxënësit pas një jete dedikuar mësuesisë.