Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Domate të mbushura me kimë / Tavë me oriz dhe mish të grirë/ Biskota me tërshërë pa miell dhe pa sheqer.
Prej shekujsh, natyra ka qenë aleatja më e çmuar e njeriut në ruajtjen e shëndetit. Ajo na ka dhuruar bimë me vlera të jashtëzakonshme, të përdorura brez pas brezi për parandalimin dhe lehtësimin e shumë shqetësimeve shëndetësore. Edhe sot, shkenca vazhdon të konfirmojë fuqinë e shumë prej këtyre dhuratave të natyrës. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti", së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të ndalemi te një prej bimëve më të çmuara të mjekësisë popullore – bishtamithi, i njohur edhe si mijëfletëshi. E përdorur që në lashtësi për vetitë e saj terapeutike, kjo bimë është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës bioaktivë me veprim antibakterial e antiinflamator. Mijëfletëshi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, mbron enët e gjakut, përshpejton shërimin e plagëve dhe kontribuon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, spazmave të stomakut dhe zorrëve. Cilat janë mënyrat më të mira të përdorimit të saj dhe për cilat probleme shëndetësore rekomandohet, flasim në “Rreze Dielli” me specialistin Ylli Merja.




















