Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Shtator 2026, Receta/ Prostata, kurat bimore

29 Shtator, 15:39 | Përditesimi: 29 Shtator, 15:39

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me jufka / Pulë frikase / Puding me kos dhe fara chia.

Prostata është një nga shqetësimet më të shpeshta shëndetësore te meshkujt, veçanërisht me avancimin e moshës. Por sa mund të ndikojmë në shëndetin e prostatës përmes mënyrës së ushqyerjes dhe përdorimit të bimëve mjekësore? Në “Bima dhe Shëndeti”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja ndalet te problemet më të zakonshme të prostatës, përfshirë zmadhimin e saj, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e shqetësimeve dhe mënyrat e kujdesit përmes ushqyerjes dhe bimëve mjekësore. Cilat janë bimët që përdoren tradicionalisht për shëndetin e prostatës? Çfarë roli mund të ketë një regjim i rregullt ushqimor dhe cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar? Për këto dhe të tjera, flasim me specialistin Ylli Merja, në një bisedë kushtuar kujdesit për shëndetin e prostatës.

MC/Shqiptarja.com