Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me domate të thara / Pulë me qull / Tavë me patate, brokoli, presh dhe spinaq.
Korriku pritet të jetë një nga muajt më sfidues të vitit për shumë shenja të zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, retrograda e Neptunit, Saturnit dhe Mërkurit do të ndikojë ndjeshëm në jetën personale dhe profesionale, duke sjellë tensione, keqkuptime dhe më shumë impulsivitet. Edhe pse Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të ndihmojnë në qartësimin e situatave, ato do të nxjerrin në pah edhe dilema e dualitete që nuk do ta bëjnë të lehtë marrjen e vendimeve. Astrologia këshillon veçanërisht ruajtjen e qetësisë në marrëdhëniet familjare, pasi retrograda e Mërkurit në Gaforre mund të sjellë përplasje dhe tensione, ndërsa Binjakët dhe Virgjëresha do ta ndiejnë më fort këtë ndikim. Po për secilën shenjë, çfarë rezervon konkretisht muaji korrik? Kush do të ketë fat në dashuri, kush do të përjetojë rritje në karrierë dhe cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me financat, familjen apo rikthimet nga e shkuara? I zbulojmë të gjitha në parashikimin e detajuar për të 12 shenjat e horoskopit në emisionin “Rreze Dielli”.




















