Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Qershor 2026 – Receta /Horoskopi Qershor/ Dhimbjet e gjurit dhe kockave/ Manat, frutat e vogla plot vlera

3 Qershor, 16:41 | Përditesimi: 3 Qershor, 16:41

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tava e Prizrenit / Hirrëtor me miell misri / Ëmbëlsirë me luleshtrydhe dhe kos.

Çfarë rezervojnë yjet për muajin Qershor? Cilat shenja do të kenë më shumë fat në dashuri, karrierë dhe financa, dhe kush duhet të tregojë më shumë kujdes? Në studion e Rreze Dielli astrologja Denisa Shyle sjell panoramën astrologjike të muajit Qershor për të 12-të shenjat e zodiakut, duke zbuluar energjitë kryesore, mundësitë dhe sfidat që na presin gjatë javëve në vijim.

Dhimbjet e gjurit dhe problemet me kockat po prekin gjithnjë e më shumë njerëz, pavarësisht moshës. Por sa ndikojnë stili i jetesës, pesha trupore dhe ushqimet që konsumojmë çdo ditë në shëndetin e tyre? Cilët janë shkaktarët e vërtetë pse dhembin kockat? Cilat janë ushqimet që nxisin inflamacionin dhe përkeqësojnë dhimbjet e gjurit, dhe cilat veprojnë si anti-inflamatorë natyralë? Si mund të kuptojmë nëse organizmi po humbet densitetin kockor dhe çfarë analizash duhen kryer kur dhimbjet bëhen të vazhdueshme? Kohët e fundit, kolagjeni është kthyer në një nga suplementet më të përfolura për nyjet dhe gjunjët. Por a funksionon vërtet dhe çfarë thotë shkenca për të? Për të folur mbi shkaqet e dhimbjeve të kockave dhe gjunjëve, ndikimin e ushqyerjes në shëndetin e tyre, si dhe këshillat më të rëndësishme për t’i mbrojtur gjatë gjithë jetës, sot në "Rreze Dielli" flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

Sezoni i manave të bardha dhe të kuqe, frutat e ëmbla dhe të shijshme që dikur i gjenim në çdo lagje, por që shpesh neglizhohen për vlerat e tyre ushqyese. Por sipas nutricionistit Altin Joka, manat nuk janë thjesht një frut nostalgjik, janë një superushqim me fuqi shëruese të jashtëzakonshme! Në emisionin "Rreze Dielli" Altin Joka shpjegon pse ky frut duhet të rikthehet në tryezat tona: i pasur me antioksidantë, hekur, vitaminë C dhe fibra, manat ndihmojnë në përmirësimin e gjakut, përshpejtojnë metabolizmin dhe forcojnë sistemin imunitar. Ai madje sugjeron se konsumi i rregullt i manave mund të ndihmojë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

MC/Shqiptarja.com