Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë / Role me spinaq, mbushur me proshutë dhe djathë / Fileto me djathë dhe salcë të kuqe në furrë.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko, instruktor i ndihmës së parë, Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive: - Djegiet në kushte shtëpie - Hemorragji të ndryshme, plagë e gjakderdhje - Rastet e kafshimit nga qeni dhe pickimet nga grenxa ose bleta.
88 vjetori i lindjes së gjeniut, mbrëmje poetike për Ismail Kadare në shtëpinë muze të shkrimtarit më gjenial bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Me rastin e 88 vjetorit të lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, një mbrëmje e veçantë poetike në laboratorin e tij krijues, përmes recitimeve nga studentë dhe diskutimeve për veprën e tij "Dimri i vetmisë së madhe". Përjetimet e kësaj mbrëmjeje i përcjell në studion e “Rreze Dielli” Teuta Dhima, bibliografe pranë Bibliotekës publike të Durrësit.