Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me arra / Kungulleshka në tavë me domate / Mollë sheqeri.
Shumica prej nesh në jetën e përditshme ndjejmë empati kundrejt dhimbjes së të tjerëve, përfshihemi dhe vuajmë njësoj si ata. Kjo na bën të ndihemi keq emocionalisht dhe ndikon në gjendjen tonë emocionale, në zakonet tona që mund të jenë shumë më të mira e të gjalla. Por gjithashtu dhe marrëdhënia apo prezenca me të ashtëquajturit njerëz toksik apo jo në humor mund të na ndikojë në gjendjen tonë. Si mund të mësojmë të mbrojmë veten nga energjitë toksike që gjendja emocionale mos ndikojë mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me studiuesen e shkencave okulte, Pranvera Xhafa, në lidhje me raportin që kemi me energjinë tonë dhe të tjerët, si ndikon ajo në gjendjen tonë? Gjithashtu diskutojmë mbi çakrat, çfarë janë dhe si t’i çlirojmë ato?
Jurgen Hakani prej 4 vitesh jeton në Suedi ku ushtron sportin e bodybuilder. Sportin e ka nisur që në moshë të vogël, i nxitur nga babai, një nga emrat e njohur të sportit të peshëngritjes, i ndjeri Mirjan Hakani. Fillimisht provoi sportin e Atletikës, hedhjen e diskut, ku falë talentit dhe punës u evidentua dhe në lojrat olimpike për kategorinë U19. Në moshën 22 vjeçare, pas ndarjes nga jeta të babait, ai vendosi të kalojë në disiplinën e bodybuilder, të cilën e ushtron prej 4 vitesh si profesionist në Suedi. Në studion e “Rreze Dielli” Jurgen Hakani rrëfen marrëdhënien e veçantë me të atin dhe pasionet për sportin duke ndarë dhe disa këshilla për teleshikuesit tanë…