Emisioni i plotë Rreze Dielli (31 janar 2023)

31 Janar 2023, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 21:57:01

#rrezedielli #reporttv 

Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me qiqra me lakër të zezë / Tavë e shpejtë dimri me zarzavate / Petulla që nuk thithin vaj

 

Gjuha e trupit i referohet sinjaleve joverbale që ne përdorim për të komunikuar. Shprehjet e fytyrës, gjestet, qëndrimi dhe toni i zërit janë mjete të fuqishme komunikimi. Nga shprehjet tona të fytyrës deri te lëvizjet e trupit tonë, gjërat që nuk i themi mund të transmetojnë shumë informacione. Gjuha e trupit shpesh mund t'u tregojë të tjerëve shumë më tepër për atë që mendojmë ose ndjejmë sesa fjalët që përdorim. Ne shpesh përdorim mesazhe joverbale në mënyrë instinktive ose të pandërgjegjshme. Mënyra sesi sillemi, gjestet që bëjmë, qëndrimi që mbajmë, toni i zërit, apo kontakti me sy që bëjmë - dërgojnë mesazhe shumë të forta.

 

E ftuar në "Rreze Dielli" ekspertja e komunikimit dhe gjuhës së trupit, Linda Kalemi, tregoi sesi mund të kuptojmë dhe lexojmë tek të tjerët atë që nuk shprehet me fjalë. Gjithashtu Kalemi u ndal dhe në gjuhën e trupit të personazheve më në zë të momentit, trekëndëshit Kiara-Luiz-Tea. Lojë, flirtim apo ndjenjë...

 

Në lidhje skype nga Franca me kuzhinierin Semi Jella, fenomen në Tik Tok dhe Instagram për recetat e tij të gatimit me mijëra ndjekës. Ëmbëlsira e tij më e fundit , kek në formë sfungjeri po bën namin në Tik Tok