Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kunguj të mbushur / Qollopite e Gjirokastrës / Kaçamaku i Sharrit.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me mjeken Mimoza Keta flasim për infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike sidomos tani në stinën e verës tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike. Si ndryshojnë sekrecionet e bardha gjatë ciklit menstrual dhe a lidhen këto me infeksionet vaginale? Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve vaginale? A ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale? Si mund të parandalohen, si të mbrohemi gjatë stinës së verës dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre.
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me koleksionisten Rejina Kulla Çystri në një rrëfim për pasionin e saj për makinat retro dhe koleksionin e sendeve antike... “Që në moshë të vogël, 7-8 vjeç e kam nisur me pullat postare, më tej me katalogun e mjeteve Turbo, katalogun Panini të futbollistave, makina në minjatur e çdo send tjetër apo dokument që më tërhiqte vëmendjen. Fokusi dhe pasioni im më i madh mbetet te mjetet historike të lëvizshme dhe në veçanti Renault ku pasi kam eksploruar shumë modele mjetesh, dashuria ime më e madhe mbeti te Renault” tregon Rejina. Reijna Kulla Çystri, përveç pasionit për makinat retro, ka dhe një koleksion të pasur me monedha të vjetra, pulla dhe objekte të shumëllojshme që i përkasin së shkuarës.