Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Korrik 2025 – Receta/ Hidratimi në verë, çajra natyrale/ Pensionet Shqipëri-Itali

4 Korrik, 15:12 | Përditesimi: 4 Korrik, 15:23

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me patëllxhanë / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Revani me kos dhe mastikë.

Ekspertja e kulinarisë Dhurata Thanasi, themeluese e "Luga e Argjendtë" përgatiti sot në "Rreze Dielli" disa çajra të ftohtë me fruta e bimë aromatike, ideale për t’u hidratuar gjatë verës. Çajrat e sugjeruar prej saj ishin kombinime me bimë aromatike shqiptare, me fruta të sezonit, por dhe me lëkura agrumesh. Gjithashtu treguam se këto çajra mund të përgatiten si të ngrohtë ashtu dhe të ftohtë dhe një pjesë e mirë e tyre janë detoksifikuese, pastruese për organizmin dhe japin mjaft vlera duke filluar nga antioksidantët tek mineralet e vitaminat.

Nga data 1 korrik, ka hyrë në fuqi një marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës. Kjo nismë pritet të lehtësojë jetën e mbi 500 mijë shqiptarëve që kanë punuar apo po punojnë në Itali. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje në praktikë? Si bashkohen vitet e punës dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar pensionin e merituar? Këtë do ta sqarojmë sot në “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, për të kuptuar më mirë këtë zhvillim të rëndësishëm.

MC/Shqiptarja.com