Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllava me fistik e pa sherbetosur / Gjellë me mish viçi dhe perime në tavë balte / Patate me qumësht në furrë.
“K’cimi i Tropojës”, një vallëzim i njohur festiv shqiptar, është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Për të folur për këtë lajm të mirë për vendin tonë, në studion e “Rreze Dielli” do të jetë i ftuar koreografi, valltari dhe profesori Skënder Haklaj, nismëtari që punoi për ta çuar dosjen në UNESCO, për të na sjellë magjinë dhe historikun e kësaj valleje kaq shumë të pëlqyer dhe kërcyer në të gjithë festat tona familjare apo dasma.
Vaji i ullirit është një produkt të cilit i janë thurur lavde prej shekujsh dhe me plot të drejtë. Vaji i ullirit, një produkt tradicional i rajonit të Mesdheut, njihet për vlerat e larta ushqyese dhe përfitimet shëndetësore. Ai përmban shumë acide yndyrore të pangopura, antioksidantë dhe vitaminë E. Për këtë arsye, vaji i ullirit përdoret si në kuzhinë për gatim ashtu edhe për salcë sallate dhe preferohet për qëllime shëndetësore dhe bukurie. Në treg gjejmë lloje të ndryshme të vajit te ullirit, ai ndahet në kategori të ndryshme sipas metodave të prodhimit dhe kritereve të cilësisë. Megjithatë, duke qenë se është një nga produktet me shitjen më të lartë sot në botë është dhe ‘tregu’ më i manipuluar. Produktet e vajit në treg ndryshojnë për nga cilësia dhe pastërtia, ndaj është e nevojshme që konsumatorët të zgjedhin produktin e duhur. A kemi siguri nga vaji i ullirit që përdorim? Si ta zgjedhim me cilësinë më të mirë dhe si ruhet për të mos humbur vlerat? Flasim në studion e ‘Rreze Dielli’ me ekspertin e agrobiznesit Ilir Pilku dhe fermerin prodhues të vajit të ullirit Vesaf Musaj.