Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qumështor me petë / Pastiçe me beshamel / Jahni me lulelakër, patate dhe salcë domate.
Gjyshërit nuk vdesin kurrë, ata flenë në zemrat tona! Kjo thënie mbart në vetvete një të vërtetë të thellë: njerëzit që na kanë dashur pastër dhe pa kushte vazhdojnë të jetojnë brenda nesh edhe atëherë kur nuk janë më fizikisht pranë. Teksa rritemi, kujtimet me gjyshërit tanë marrin një formë të re, nga momentet e thjeshta të fëmijërisë te mësimet e tyre të qeta, gjithçka shndërrohet në udhërrëfyes të heshtur që na shoqërojnë në jetën e përditshme. Gjyshërit ndikojnë tek ne jo vetëm me këshillat që na kanë dhënë, por edhe me mënyrën se si na kanë mësuar të duam, të falim, të punojmë dhe të kuptojmë botën. Kujtimet e tyre bëhen forcë në ditët e vështira dhe ngrohtësi në momentet kur ndihemi të humbur. Përmes nesh, ata vazhdojnë të jetojnë në zgjedhjet tona, në vlerat që mbajmë, në historitë që tregojmë dhe në dashurinë që ndajmë. Në lidhje me këtë temë, diskutojmë sot në "Rreze Dielli" me të ftuarat tona Sonila Strakosha dhe Anisa Hysesani, që ndajnë përvojat dhe emocionet e tyre personale.





















