Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tespishte tradicionale / Tavë me mish dhe qepë / Pite tigani.
Historia e 56-vjeçares Luiza Ruçi nga Tepelena e cila ka pasion serenatat. Pavarësisht se familja dhe sistemi në atë kohë nuk e mbështeti në muzikë, ajo shkruan vetë tekstet e këngëve dhe i këndon në rrethin shoqëror. Në profesion Luiza është terapiste okupacionale ku punon me fëmijë me aftësi ndryshe, në studion e “Rreze Dielli” ajo tregon pak nga e përditshmja e saj si dhe rrëfen mbi pasionin e saj më të madh në këtë jetë, muzikën.
Me biçikletë për në Mekë! 57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë me biçikletë. Në një lidhje skype për “Rreze Dielli” nga Shkupi Qamuran Hirda thotë se udhëtimi për në Haxhë pritet të zgjasë dy muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra, ku tregon se ndalesa e vetme do të ndodhë për shkaqe sigurie në Siri dhe nga Jordania do të vijojnë më pas udhëtimin për destinacionin e fundit, Mekë. Ai rrëfen arsyet se përse ka vendosur që të realizoje këtë udhëtim të shenjtë, të vështirë, sfidues, por dhe të bukur me biçikletë.
Kush nuk dëshiron të duket e re përgjithmonë? Le të jemi të sinqertë, të gjithë dëshirojnë që të plaken me hijeshi, pa asnjë rrudhë në fytyrën e tyre. Dhe lëkura e pastër pa njolla dhe rrudha, rrit vetëbesimin dhe kjo është e paçmueshme. Zbuloni një përbërës thelbësor për rutinën e bukurisë që do të kujdeset për lëkurën tuaj! Nuk ka nevojë të blini kremra kundër plakjes pasi zgjidhja e këtij problemi është e fshehur në dollapin tuaj. Këtu është ilaçi sekret për të arritur lëkurë të lëmuar dhe të hidratuar mirë. Maskën me vazelinë dhe limon për të pasur lëkurë të re dhe rrezatuese na tregon sesi t’a realizojmë Xheni Fundo, e cila gjithashtu përmes lidhjes skype nga shtëpia e saj në Florida na tregon dhe masazhin “sekret” të fytyrës me krehër që ajo e praktikon pothuajse çdo ditë.