Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Piroshka me gjizë / Mish pule me domate / Pastiçe tradicionale.
Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë një shtesë pensioni duke filluar nga data 1 Tetor i këtij viti. Çfarë do ndodhë nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë, e cila sipas vendimit të qeverisë nuk do të jetë e barabartë për të gjithë pensionistët. Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila sqaron që rritja e pensionit përllogaritet dhe në bazë të viteve të punës, duke theksuar se tashmë nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 Euro. Gjithashtu ekspertja e ekonomisë i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve përmes telefonatave në studio për paqartësitë në lidhje me pensionin.
Vijojnë regjistrimet e maturantëve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Dekania e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, prof.Dr. Lindita Lati tha se ky institucion arsimor ofron 50 programe të akredituara, ndërsa risi për këtë vit janë edhe 3 kurse profesionale për aplikantët. Ndërsa koordinatorja dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Eriola Hoxha tregoi se stafi i kualifikuar akademik dhe infrastruktura e 2 godinave, është pika më e fortë e Universitetit Mesdhetar. Maturantët dhe prindërit e tyre duhet të këshillohen parimisht me grupin e punës (këshillues karriere) që ky institucion ka vënë në dispozicion para se të vendosin për degën dhe universitetin ku do të studiojnë, në përputhje me ofertat e tregut të punës.