Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sodanik sipas traditës / Petulla të fshira.
Çfarë do të sjellë kjo javë e parë e tetorit për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojnë lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.
Sot feston 65-vjetorin e lindjes, Ylli Merja, një jetë e ndërtuar mes dijes, pasionit dhe dashurisë për natyrën, nga mësues i dalluar te studiues i bimëve medicinale, duke e kthyer këtë pasion në një mision për të promovuar vlerat e natyrës dhe të Shqipërisë. Por përtej profesionit dhe figurës publike, sot do të njohim edhe një anë tjetër të Ylli Merjës: atë të babait, njeriut që për tre fëmijët e tij ka qenë gjithmonë një shembull dhe një pikë referimi. Në këtë ditë të veçantë, ata kanë zgjedhur ta surprizojnë me një letër plot dashuri dhe emocione.
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndalemi tek rigoni, bima që lulëzon në çdo vend të Shqipërisë dhe që bën mrekulli për shëndetin, me veti të mëdha antioksiduese dhe antibakteriale. Merja tregon dhe si të përftojmë nga rigoni, vajin e rigonit, efikas në luftimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.




















