Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Janar 2026 – Receta të shpejta/ Si të vendosim dhe zbatojmë objektivat për vitin 2026

6 Janar, 14:52 | Përditesimi: 6 Janar, 14:52

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Vezë me salcë domate në furrë / Bukë e zezë shtëpie me fara / Sallatë me bullgur.

Sa herë e kemi nisur vitin me dëshira të mëdha, por e kemi përfunduar duke u kthyer te zakonet e vjetra? Hendeku mes asaj që duam dhe asaj që realisht bëjmë shpesh na pengon të arrijmë ndryshimet që synojmë. Në këtë diskutim do të ndalemi te pyetja thelbësore: Si ta bëjmë këtë vit ndryshe? Si t’i kthejmë dëshirat në veprime konkrete dhe si të vendosim objektiva të qarta, të arritshme dhe të qëndrueshme përgjatë vitit. Për të diskutuar mbi këtë temë, flasim në "Rreze Dielli" me panelistet Anila Bashllari, mentore / life coach, dhe Nexhi Beqiri, avokate, të cilat do të ndajnë perspektiva praktike dhe profesionale mbi vendimmarrjen, disiplinën dhe zbatimin e objektivave në jetën personale dhe profesionale.

MC/Shqiptarja.com