Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me perime të stinës në furrë / Mish me mendër të freskët / Supë me patate dhe lakër të kuqe.
A mund të shërohemi vetëm duke besuar se po marrim një ilaç – edhe kur ai nuk përmban asgjë? Ky nuk është një skenar, por një realitet që po 'përqafohet' si nga mjekësia moderne ashtu dhe alternative. Efekti placebo, i quajtur ndryshe “ilaçi pa ilaç”, po sfidon gjithçka që dimë rreth trajtimeve dhe fuqisë së trurit. Nga pacientë që përmirësohen vetëm me tableta të rreme, deri te studime që tregojnë për shërime pa ndihmën e barnave – duket se mendja ka një fuqi shëruese të pashpjegueshme. Por çfarë fshihet pas këtij fenomeni misterioz? A mund të shërohesh vetëm duke besuar se po merr ilaç? A mund të jetë mendja mjeku më i fuqishëm që kemi? Në cilat problematika efekti placebo mund të ndikojë pozitivisht? Mbi këtë tematikë flasim në studion e "Rreze Dielli" me psikologen Ema Bruci.
Ankthi është një ndjenjë e zakonshme që ndodhet në jetën e përditshme të shumë njerëzve. Ai mund të shkaktohet nga stresorë të jashtëm, mendime negative ose shqetësime për të ardhmen. Kur ankthi bëhet i rëndë, ai mund të ndikojë në jetën e përditshme dhe mirëqenien e individëve. Megjithatë, ka disa teknika efektive që mund të ndihmojnë në menaxhimin e ankthit, të cilat i diskutojmë dhe tregojmë në studion e "Rreze Dielli" me psikologen Ema Bruci, e cila do t'ju përgjigjet dhe shqetësimeve të telefonuesve. Nëse ankthi bëhet i menaxhueshëm, mund të kthejmë kontrollin mbi jetën tonë dhe të jetojmë më të qetë dhe më të lumtur!