Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe mish të grirë / Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca / Supë pule me oriz dhe karrota.
Gjatë stinës së verës dhe pas saj, risku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme rritet. Udhëtohet më shumë, krijohen njohje të reja gjatë pushimeve dhe numri i raporteve seksuale rastësore, sidomos mes të rinjve, rritet. Sipas një raporti të ISHP, sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një grup infeksionesh shumë të përhapura dhe të provokuara nga mikrobe të natyrave të ndryshme mes të cilave baktere (sifilizi ose gonorrea), kërpudhat (candida), viruse (papilloma virus, HIV ose hepatitet) dhe parazitët. Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken gjinekologe Mimoza Keta, flasim për faktorët e rriskut, shenjat e para dhe simptomat që shfaqen në organizëm si dhe disa këshilla për të evituar këto sëmundje, pasi mbrojtja nga kontaminimi është parandalimi i parë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Kizomba, kërcimi më sensual që po pushton botën, mbërrin edhe në Shqipëri. Me origjinë nga Angola, ky kërcim është ndoshta më sensuali e pikanti ndër disiplinat latine. Kizomba është një kërcim tepër sensual, i ngadaltë dhe me ritme romantike. Kërcimi kizomba është në thelb një ndërthurje e sambas dhe zoukut, që kanë lindur në pjesën franceze të Karaibeve, me një prekje sensuale të ritmeve afrikane. Në studion e “Rreze Dielli” instruktorja Neraida Lalmi na tregon më shumë rreth kësaj disipline të lindur në vitet '80.