Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona me kunguj dhe bottarga / Tasqebap me pulë / Embëlsirë me krem në petë.
Çfarë janë mendimet negative, dëmet që sjellin në shëndetin mendor dhe mënyrat e shëndetshme si t’i largojmë nga vetja… Në studion e “Rreze Dielli” flasim për personat që kanë vazhdimisht mendime negative. Mjekja psikiatre e cila jeton në Gjermani, Denisa Hoxha, u ndal në dëmet që sjellin mendimet negative në shëndetin tonë mendor dhe mënyrat e shëndetshme për t’i larguar nga vetja. Duke u ndalur tek ankthi dhe mendimet negative tek adoleshentët, mjekja psikiatre dha disa këshilla për prindërit të cilët duhet të jenë tepër të kujdesshëm në çdo ndryshim të sjelljes së fëmijëve adoleshentë, duke mos ia lënë këto probleme thjesht moshës së tyre, por diçkaje tjetër që fshihet pas saj.
Shqipëria turistike përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Piloti Arbër Xhaja rrëfen historitë mbresëlënëse të eksperiencave plot adrenalinë të turistëve vendas dhe të huaj si dhe vendet më piktoreske shumë pak kilometra larg kryeqytetit… I ftuar në studion e "Rreze Dielli", piloti i njohur Arbër Xhaja prezantoi Shqipërinë turistike me pamjet e mrekullueshme nga lart përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Duke u ndalur tek kërkesat e shumta të këtij sporti ekstrem, Arbri rrëfeu historitë më mbresëlënëse të eksperiencave të turistëve vendas dhe të huaj, e po ashtu sugjeroi të vizitohen vendet më piktoreske si Qerreti të cilin e quajti "Turqia e vogël" , gjiri i Karpenit me plazhin fantastik shumë pak kilometra larg kryeqytetit, etj. Mes videove të shfaqura me pamjet më të bukura të xhiruara gjatë fluturimeve, piloti tha se këtë sezon e kanë prenotuar pjesa më e madhe e personazheve të "Big Brother 2", ku me shaka u shpreh se për shkak të peshës së Ronaldo Sharka, i është dashur të porositë një motor të ri për paratrike-un.