Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me oriz dhe patate / Patëllxhanë me kos dhe hudhra.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 7-12 nëntor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me vështirësitë e veta, kemi të bëjmë me një javë e cila do fokusohet shumë tek ana shpirtërore. Është një periudhë disi e vështirë, por që na jep edhe lehtësi në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve duke na dhënë disa mundësi ideale. Gjithashtu do të jetë një javë e favorizuar në ndryshime në fushën e punës dhe karrierës. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.
Në studion e Rreze Dielli, dy baballarë të rinj rrëfyen eksperiencën e tyre në prindërim. Rezart Cenaj, ekspert komunikimi dhe Iris Selimi, ndihmës trajner i Kombëtares Shqiptare, rrëfyen sfidat me të cilat përballen në kohët moderne prindërit shqiptarë dhe rolin që ka babai në kujdesin ndaj fëmijëve, duke njohur edhe nevojat e bashkëshorteve. Baballarët ndanë momente nga përditshmëria me fëmijët duke treguar se cilat janë detyrat apo punët që ata dinë të bëjnë më së miri dhe sa ka ndryshuar jeta e tyre me ardhjen në jetë të fëmijëve. Në ditët e sotme jemi mësuar ta shikojmë dhe konceptojmë ndryshe shtëpinë dhe familjen - u shpreh Rezarti. Ndërsa Iris Selimi, tregoi si e nisi ditën e sotme duke u kujdesur për ushqimin e më të voglit të familjes, djalit të tij, të cilin pasi e ushqeu dhe veshi, e shoqëroi për në kopësht. Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë nënën në shtëpi duke pastruar e gatuar, kujdesur për fëmijët e kështu me rradhë… Për shoqërinë tonë ende është e vështirë të perceptohet një nënë edhe si një grua në karrierë. Gjithsesi roli i babait sipas studimeve është shumë i rëndësishëm në mirërritjen e fëmijëve, vetbesimit të tyre e po ashtu karrierës së gruas dhe lumturisë së saj.
Ajo është një 20 vjeçare nga Kosova që dashuron ngjyrat dhe artin, veçanërisht e orientuar nga Azia, si dhe në kulturën e lashtë të popujve të ndryshëm që kanë një histori dhe traditë… Latife Kryeziu aktualisht vazhdon vitin e tretë të studimeve për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa që e vogël shfaqi interes për kulturën japoneze dhe atë Ilire në veçanti, duke lexuar pafund libra me pasionin e një artisteje të re. Kureshtja për të ndërthurur kulturën dhe artin nuk mund të rrinte e fjetur tek Lata, siç e thërrasin miqtë dhe familja, pasi librat i hapën një dritare që i ndryshuan jetën dhe e orientuan drejt asaj që vërtetë ka pasion. Edhe pse mund të duket e çuditshme që një 20 vjeçare studion apo pikturon artin japonez, ajo nuk ka ndërmend të ndalet, në atë që vlerësohet si kultura më e lashtë dhe e pasur e botës…