Zonja Albana solli katër sugjerime recetash festive për ditën e Pashkëve në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku i Pashkëve / Brinjë të marinuara në shtrat qepe të pjekur/ Sallatë festive me vezë pashkësh / Embëlsirë tradicionale e Pashkës.
Kujtimet e një ambasadori, Fatos Tarifa në një rrëfim ndryshe për jetën dhe vështirësitë e një diplomati në SHBA si dhe pasionet përtej kostumit diplomatik.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Profesor Fatos Tarifa, ish-Ambasador në Washington, sociolog, personalitet i njohur në fusha të ndryshme, një intelektual i angazhuar i cili e shpreh mendimin hapur për çdo çështje, kritik në arsim, politikë e kulturë. Vetëm pak ditë më parë Fatos Tarifa ka publikur librin e tij të jetës, “Afrimi i Madh”, një rrugëtim i gjithë karrierës së tij diplomatike. Gjatë bisedës Tarifa rrëfeu dhe vështirësitë e një diplomati në SHBA, por edhe ftesat, aktivitetet e ndryshme kulturore, pritjet në Ambasadë , si organizoheshin ato dhe si ishte dita e një Ambasadori përtej kostumit diplomatik, mbresa dhe kujtime… Në fund të bisedës një surprizë shumë e bukur erdhi nëpërmjet një videomesazhi nga larg nga i biri, Joni Tarifa.
A mund të kurohet një sëmundje me autosugjestion? Mjekja nga Dusseldorfi, Marsela Ceno na tregon si funksionon kjo lloj mjekësie dhe cilat janë sëmundjet më të shpeshta në botë.
Dr. Marsela Ceno, është specialiste në kirurgji interne në Gjermani. E ftuar sot në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” ajo rrëfen rrugëtimin e saj të vështirë në fillimin e karrierës si kirurge në Gjermani.Sa i takon terapisë së autosugjestionit ajo theksoi se mendimet për sëmundjen janë vendimtare në shërim, përveç kurës. Sipas Marselës, mjekësia sot është në nivele shumë të larta, por duhet punuar paralel dhe me aspektin psikologjik të pacientit. Marsela është kirurge dhe konsulente në departamentin e kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Universitar Heinrich Heine në Düsseldorf. Ajo është themeluese dhe Presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe anëtare e shumë shoqërive të kirurgjisë në Evropë dhe SHBA.