Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me perime të mbushura / Supë verore me oriz dhe domate / Akullore me shtresë biskote.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Oltion Biba nga Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive, sidomos tani gjatë sezonit të verës ku me rritjen e temperaturave shtohen dhe shumë komplikacione shëndetësore. Si duhet të veprojmë në rastin e një arresti kardiak, në rastin e hipertermisë, goditjes nga dielli, djegieve apo mbytjeve.
‘Djali i ringut’, 26-vjeçari Fabio Kaçiu është një i ri që boksin e ka pasion jete. Aktualisht ai është Nënkampion Shqipërie për të rinjtë, si dhe Kampion rajonal në Itali për moshat e rritura. Fabio është renditur në vendin e tretë të turneut Europian “Gongu i Artë” me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa është një boksier profesionist, ku aktualisht ka dy ndeshje dhe dy fitore, të mbyllura me K.O. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” ai na rrëfen si lindi pasioni për boksin, vështirësitë, sfidat, por dhe momentin më emocionues në ring.