Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër me beshamel në furrë / Zog fshati me qull dhe arra / Të brendshme qengji me miell misri.
Muaji Tetor një muaj sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit! Eshtë një muaj që flet shumë jo vetëm nëpërmjet përjetimeve dhe mesazheve, por edhe për shoqërinë ku ne jetojmë, sistemin shëndetësor si dhe luftën që bëhet në këtë drejtim. Është një luftë sigurisht përtej një muaji sensibilizues, shpesh herë një betejë që nuk fitohet e që le pas dhimbje, por në anën tjetër është edhe një sfidë ku shumë gra kanë arritur ta kalojnë, t’ia dalin e të japin mesazhe të forta për këdo që sot ndoshta ka nisur këtë betejë të dhimbshme. Sot në “Rreze Dielli” flasim me fjalë zemre, Fatbardha Behri Kaci dikur gazetare, sot në pension por aktive në botën e letrave, vjen nga Shkodra për të rrëfyer betejën e saj, një rrugëtim i gjatë dhe plot dhimbje në luftë me kancerin. Bisedës i bashkohet dhe Judita Përndrecaj, farmaciste në profesion dhe që prej vitesh punon si vullnetare në “Europa Dona Albania”, shoqata shqiptare për luftën kundër kancerit të gjirit. Një rrëfim prekës…, por dhe mesazhe shprese për këdo që është në këtë ‘betejë’ dhe që duhet t’ia dalë!
Çdo shenjë e zodiakut mbart në vetvete një botë të veçantë, me energji, ndjeshmëri dhe tipare unike që ndikohen nga lëvizjet qiellore. Gjatë javës së dytë të Tetorit, ndikimet astrologjike vënë në pah aspekte të reja të karakterit për secilën shenjë, nga forcimi i intuitës te sfidat në marrëdhënie apo ambiciet personale që kërkojnë vëmendje. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” numerologia dhe astrologia Liza Gjika, zbulon karakteristikat që spikasin për çdo shenjë në këtë periudhë dhe çfarë mesazhesh sjell universi për secilin prej nesh. Nëse dëshiron të kuptosh më thellë veten apo të tjerët rreth teje, kjo është koha e duhur për të parë përtej sipërfaqes dhe për të lexuar sinjalet e yjeve!





















