Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakër e mbushur me qofte me mish të grirë dhe oriz / Qofte me presh dhe nenexhik në salcë kosi / Bukë e skuqur me vezë.
Rezultatet e testit “PISA 2022” e renditën Shqipërinë dhe Kosovën në vendin e fundit duke shënuar performancën më të dobët të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë. Në studion e “Rreze Dielli”, ekspertja e arsimit Sanie Korini, tha se ky rezultat është neglizhencë e nxënësve dhe mësuesve, ndaj duhet marrë masa që testin e rradhës të rrisin nivelin e performancës. Por realisht sa të përgatitur janë nxënësit shqiptarë për këto testime? Ajo shpjegoi gjithashtu se si ka ndikuar kurrikula e re në sistemin tonë arsimor dhe cilat janë rrugët që duhet të ndiqen për rregullimin e situatës. Po ashtu edhe Kosova ka një rënie të dukshme në testin PISA 2022.
Mos shpenzoni për dekorin e shtëpisë, ja disa ide të thjeshta! Rubrika "Bëje Vetë" solli tre ide praktike për realizimin e dekoreve festive në kushte shtëpie, pa shpenzime të tepërta. Në realizimin e parë me Klaudia Ismaili, treguam si të krijojmë një kurorë zbukuruese që mund të vendoset tek dera e shtëpisë, për të cilën na duhet një bikerinë vezësh e lyer me ngjyrë jeshile, ngjitës, një fjongo dhe topa me ngjyra. Gjithashtu sollëm dhe disa ide tepër origjinale nga dekorimi i kavanozëve deri tek qirinjtë zbukurues me rozmarinë…
Ardonita Sabedini, një vajzë shtatshkurtër me nanizëm nga Kosova tregoi në emisionin “Rreze Dielli” vështirësitë dhe paragjykimet e njerëzve vetëm pse ajo ishte më e shkurtër se të tjerët, por dhe forcën e brendshme për t’ia dalë në jetë, madje në vitin 2016 ajo është shpallur maturantja më e mirë e vitit në Kosovë dhe në Shqipëri. Ardonita tha se ndeshte shpesh komente si "ti s’do rritesh kurrë". Por sot, Ardonita është duke realizuar ëndrrën e saj të madhe, për t’u bërë stiliste, duke krijuar fustane festive e duke veshur shoqet dhe shokët e saj shtatshkurtër, madje ka stiluar veshje dhe për shumë vajza që janë imazhe publike në Kosovë.