Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me kunguj të njomë pa petë / Supë e ftohtë me domate.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e dytë të muajit Korrik. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme sa i takon marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe takimeve shumë të frytshme që mund të bëhen në këtë javë, duke filluar nga e hëna dhe dita e enjte ku ndikimi planetar do të jetë tepër favorit. Ndërsa në fundjavë pritet të merret një lajm shumë i mirë sa i takon udhëtimeve. Është një javë e mirë dhe me shumë mundësi sidomos për shenjat e tokës dhe të ajrit, por dhe me ndryshime e zhvillime të reja. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut, ku duhet të fokusen dhe ku duhet të bëjnë më tepër kujdes?
Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën, është një degjenerim i lidhur me kalimin e moshës i vertebrave dhe disqeve në qafë. Deri diku, të gjithë zhvillojmë një lloj degjenerimi të vertebrave dhe disqeve me kalimin e moshës, por kjo problematikë po haset gjithnjë e më shumë dhe tek moshat e reja. Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, i cili vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike, por dhe streset psikologjike. Në studion e Rreze Dielli, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin Ylli Merja tregojmë vetëdiagnostifikimin në kushtet e shtëpisë të cervikales, ushtrimet më efikase, trajtimin me vajra esenciale e bimë medicinale, simptomat, kategoritë e rriskuara dhe parandalimin e kësaj problematike kaq shqetësuese për një pjesë të madhe të njerëzve.