Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Picë klasike me domate, hudhër, borzilok e sallam / Makarona me salcë peshku.
Sot në "Rreze Dielli" një intervistë ndryshe me Altin Jokën. Përtej profesionit të naturopatit, nutricionistit dhe specialistit të mjekësisë holistike, do të zbulojmë njeriun pas figurës publike – rrugëtimin e tij, bindjet, idetë dhe pasionet që e kanë shoqëruar ndër vite. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë për jetën mes Suedisë dhe Shqipërisë, për protestën që ka bërë jehonë, për ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidën e dezinformimit. Do të flasim gjithashtu për filozofinë që qëndron pas suplementeve "Joka Holistic", dashurinë për librat dhe muzikën polifonike, si edhe për projektet e reja që po përgatit. Një rrëfim personal, profesional dhe njerëzor, që premton të sjellë këndvështrime interesante dhe tema për reflektim.




















