Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2026 – Receta/ Rreziku nga mikroplastika, alarm për shëndetin

8 Maj, 15:21 | Përditesimi: 8 Maj, 15:21

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kabuni me rrush të thatë / Djathë me perime në tavë balte / Dardha të fermentuara.

Sot në “Rreze Dielli” do të ndalemi te një rrezik i padukshëm, por gjithnjë e më prezent në përditshmërinë tonë: mikroplastika. Nga ajri që thithim tek veshjet, te detergjentët, te uji që pimë, te ushqimi që konsumojmë çdo ditë… grimcat mikroskopike të plastikës kanë hyrë tashmë në trupin e njeriut, duke ngritur alarmin e shkencëtarëve në mbarë botën. Çfarë dëmesh mund të shkaktojë mikroplastika në organizëm? Si ndikon ajo te hormonet, fertiliteti, sistemi imunitar dhe sëmundje të tjera kronike? Ku fshihet realisht rreziku më i madh dhe sa të ekspozuar jemi ne çdo ditë pa e kuptuar? Po ashtu, do të flasim edhe për një pyetje që po qarkullon gjithnjë e më shumë: a ekziston vërtet një mënyrë për të “detoksifikuar” trupin nga mikroplastika, apo kemi të bëjmë me një tjetër mashtrim të kohëve moderne? Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë kaq të ndjeshme dhe jetike për secilin prej nesh, flasim me shkencëtaren Valbona Aliko.

MC/Shqiptarja.com