Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa në furrë / Bukëza shkopinj me ullinj / Embëlsirë akullore me biskota.
Gjethet e fikut janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore si një ndihmë natyrale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Të pasura me përbërës bioaktivë, antioksidantë dhe substanca me vlera terapeutike, ato janë studiuar për rolin e tyre në mbështetjen e organizmit në raste të ndryshme, si nivelet e larta të sheqerit në gjak, kolesteroli i rritur, tensioni arterial dhe probleme të tjera metabolike. Në studion e “Rreze Dielli”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të flasim për vetitë e gjetheve të fikut, mënyrën e përdorimit të tyre dhe do të realizojmë kombinime të ndryshme çajrash me bazë gjethet e fikut, si kura natyrale që mund të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit.
Kallot janë një problem i zakonshëm që shfaqet si pasojë e fërkimit dhe presionit të vazhdueshëm në lëkurë, veçanërisht në shputa dhe gishta. Edhe pse në fillim mund të duken të padëmshme, me kalimin e kohës ato mund të shkaktojnë dhimbje, parehati gjatë ecjes dhe vështirësi në aktivitetet e përditshme. Por pse krijohen kallot, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund t’i trajtojmë në mënyrë natyrale? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të shpjegojë hap pas hapi mënyrën e duhur të pastrimit të kallove, gabimet që duhen shmangur dhe do të prezantojë një përzierje të veçantë natyrale që ndihmon në zbutjen, largimin dhe eliminimin e tyre.




















