Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta, me shumë shije dhe me pak shpenzime. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me plëndës / Gjellë me perime në tigan / Petulla me kos me miell misri dhe miell gruri.
Fillimi i ditëve të para të shkollës është periudhë shumë e ngarkuar për prindërit dhe fëmijët. Kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit sepse duke pasur një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor, do i ndihmojë fëmijët të kenë një vit të suksesshëm. Kjo përfshin edhe vënien e themeleve për një shëndet optimal. Lira Gjika në studion e “Rreze Dielli” ndan disa këshilla për prindërit, por dhe për mësuesit… Gjithashtu këshilla të vlefshme dhe për fëmijët që nisin kopshtin apo vitin e ri shkollor për herë të parë, në mënyrë për t’ia bërë sa më të lehtë atyre dhe prindërve, pasi fëmijët mund të përjetojnë trazira emocionale apo ankth, duke qenë se një mjedis i panjohur dhe me rregulla të reja i pret. Disa fëmijë mund ta pranojnë ndryshimin me gëzim, ndërsa të tjerë mund të kenë nevojë për pak më shumë ndihmë për të mësuar.
Në skype nga Spanja me violinistin Florian Vlashi. ‘Jeta me violinë’ e artistit virtuoz me karrierë ndërkombëtare. Familja, karriera dhe dashuria për qytetin që e rriti, Durrësin. Violinisti Florian Vlashi nis studimet e violinës që në moshën 6-vjeçare. I ati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjisor teatri mjaft i njohur, luajti një rol deçiziv në të ardhmen e të birit. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, duke fituar shumë çmime muzikore ndërkombëtare. Që nga viti 1992, është anëtar i Orkestrës Sinfonike të Galicisë e cilësuar nga kritika e specializuar si më e mira në Spanjë. Aktivitetet e tij shtrihen dhe në pedagogji, konferenca në Universitetet e Spanjës si dhe shumë publikime. Eshtë solist dhe drejtues i ‘Grupo Instrumental SIGLO XX’, një nga grupet më me influencë në muzikën spanjolle. Djaloshi nga Durrësi i nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, që nga viti 2003 drejton Bienalen e Durrësit “Netët e Muzikës Klasike”.