Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Tetor 2024 – Receta/ Çiftelia shqiptare në filarmoninë gjermane/ Historia e dashurisë e Aurora & Alex

8 Tetor, 14:55

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jahni me plëndës / Japrakë me lakër të bardhë / Petulla me jeshillëqe.

Çiftelia shqiptare në filarmoninë e Hamburgut! E ftuar në “Rreze Dielli” Hava Bekteshi, vajza nga Gostivari, e rritur në Gjermani, e para që ka futur çiftelinë në orkestrën e Hamburgut. Ajo njihet si e reja që po ndërkombëtarizon çiftelinë, duke e bërë shumë të pëlqyeshme për publikun gjerman dhe jo vetëm. Hava ka mbaruar fillimisht fakultetin e parë në ekonomi, ndërsa të dytin për pedagogji si mësuese e gjermanishtes. E rritur në një familje me tradita shqiptare, ajo vendosi të eksperimentonte pasionin e saj për çiftelinë, gjë që u pëlqye shumë nga publiku gjerman. Falë talentit, ra në sy dhe u pranua të ishte pjesë e Filarmonisë së Hamburgut, ku aktualisht luan me çifteli duke u kombinuar shumë mirë me instrumentet e tjerë.

Çifti i sapomartuar nga Honolulu, Aurora Shele dhe Alex DeAngelis tregojnë në studion e “Rreze Dielli” historinë e tyre të dashurisë dhe dasmën e organizuar në Tiranë me miq nga e gjithë bota. Ata u njohën në vitin 2012 në Kore, Aurora gjatë një projekti si studente në Paris, ndërsa Aleks gjatë një punë kërkimore po në të njëjtin vend, Pohang, Kore e Jugut. Më pas për 9 vite mbajtën kontakt dhe lidhje në distancë, duke vizituar njëri-tjetrin herë pas here, ai erdhi në Paris, ndërsa ajo në Honolulu disa herë, në Tokyo, si dhe në Shqipëri. Në vitin 2021 Aleksi e propozoi dhe vendosën të jetonim në Honolulu. Ajo la punën si inxhiniere informatike dhe filloi të punojë full time si hipnoterapiste. Një tjetër pasion i Aurorës janë dhe letrat Tarot. Në studio çifti shqiptaro - argjentinas ndanë përvojën e tyre të një dasme shqiptare dhe sesi Aleksi dogji shaminë e beqarit, si një shqiptar i vërtetë.