Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq dhe qepë të njoma / Supë krem pule.
Pas disa ditësh të karakterizuara nga reshje të dendura shiu dhe paqëndrueshmëri atmosferike, vëmendja e të gjithëve është e përqendruar te ajo që pritet të ndodhë në ditët në vijim. Si do të evoluojë situata meteorologjike? A do të kemi përmirësim të kushteve të motit apo reshjet do të vijojnë? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë prirjet e ardhshme të motit, në "Rreze Dielli" meteorologia Lajda Porja, na informon mbi parashikimin e motit përgjatë ditëve në vijim dhe ndikimin e tij në territorin e vendit.
Përmbytja e Gjirokastrës: shiu, neglizhenca apo të dyja? Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te problematika e përmbytjeve në të gjithë Shqipërinë dhe kryesisht në qarkun e Gjirokastrës. Por a është shiu i rrëmbyeshëm i vetmi shkak, apo pasojat rëndohen edhe nga mungesa e ndërhyrjeve, mirëmbajtjes dhe planifikimit? Gazetari Pirro Nase nga Manalati ndalet sot tek situata aktuale e përmbytjeve në Gjirokastër, duke sjellë në fokus dëmet, shqetësimet e banorëve dhe përgjegjësitë që ngrihen pas kësaj situate.
I ftohti, era dhe temperaturat e ulëta shpesh e lënë lëkurën të thatë, të ashpër dhe pa shkëlqim. Por zgjidhja është më afër nga sa mendoni! Me disa përbërës të thjeshtë që i kemi në shtëpi, mund të krijojmë disa maska natyrale hidratuese që ushqejnë, zbutin dhe mbrojnë lëkurën edhe në ditët më të ftohta. Mjaltë, vajra natyralë dhe pak kujdes për veten janë sekreti për t’u ndjerë mirë dhe për të ruajtur shëndetin e lëkurës. Sot, Niki dhe Stela, në rubrikën “Bëje vetë”, vijnë me këshilla praktike, natyrale, të shpejta dhe shumë ekonomike për kujdesin e përditshëm.





















